Friday, April 19, 2013

Endrrat e nje te premteje dreka

Sot sa erdha ne shtepi, hapa laptopin dhe vete dora ime me coi tek disa faqe qe isha betuar e sterbetuar qe nuk do i hapja per disa kohe se kisha rroba mjaftueshem te paveshura akoma,se duhet te kurseja pak se lashe nam...Por ja qe e bera kete gabim. Hapa Asosin dhe u cmenda nga shume fustane funde etj.
Qe mos merzit vetem veten duke i pare po ja u postoj dhe ju qe te merzitemi bashke :)




Thursday, April 18, 2013

Fustanet e Zares qe me cmendin :)


Ky post nuk ka nevoje per fjale..Po vendos gjithe fustanet e Zares qe me kane cmendur ne 2012...
Te gjithe bashke nuk kushtonin me shume se 300 euro :)










Perhapja masive e h&m...


Sot do flas per veshjet e h&m, nje firme qe e perballon buxheti i shume nesh por  duke qene se eshte e lire e ka nje klecke dhe kjo. Para disa ditesh po pija kafe me disa miket e mia dhe diskutuam rreth 2 ore per kete teme...A mund te veshim me h&m ku dy ne tre femra e ke te pakten me nje rrobe te kesaj firme.

Jane hapur shume dyqane ne Tirane,qe i kane cmimet me lire se Italia apo Greqia sepse cmimet e etiketes me euro ato i llogarisin me lek.Pershembull 30 euro ato e llogarisin 30 mije lek. Kjo eshte gje shume e mire sepse ne kemi mundesi ti blejme shume me lire por jane hapur aq dyqane me njejtat rroba sa te ze frika te blesh... Dyqani i pare qe kam zbuluar ka qene diku para 5 vjetesh afer zones se |Inxhinjerise ndertimit isha shume e lumtur.U bera nje kliente e regullt dhe gati bera nje garderobe te tere me kete firme...
Por tani, sa here hyj tek ai dyqan me ze frika te blej se ate fustan apo ate bluze qe do bleje do ja shoh minimumi dhe 30 femrave te tjera dhe aty fap ajo veshje svishet me...

Dje bleva nje fustan shume te bukur(do zoti nuk perhapet) i koleksionit te ri Conscious plote 90000 leke nderkohe qe cmimi ne etiket ishte 99 euro diku 50000 leke me lire ne krahasim po ta blija jashte shtetit.


Ky eshte fustani qe kisha dite qe e shihja ne internet por skisha ku ta blija ne Tirane dh ja ku me del tek dyqani qe isha betuar dhe sterbetuar qe sdo blija me asgje...:)

Nese ndonjera nga ju do te dije se ku jane dyqanet qe mbajne veshje h&m te me pyesi sepse jam navigator i  vertete per keto dyqane...

                     



                                                        Ju perqafoj...

U bera me blog dhe une...

Pershendetje!!!


Vendosa ta hap kete blog per te folur per stilin dhe mundesine per tu veshur trendy ne Tirane... Sa mundesi na ofron ky vend per tu veshur bukur dhe per te rene ne sy tek shoqet tona(se kjo eshte nje nga arsyet qe ne vishemi me shume). Vitet e fundit gjerat kane ndryshuar shume dhe ketu...Rralle me ndodh te shoh me taka 12 cm qe ne pike te sabaut dhe fustane nga me te ngushtit qe dhe ne rastet qe ske celulit ai do ta formoje pak te tille :).

Deshira ime per kete blog eshte qe mos te shikohet si i tille. Dua te flasim per gjithcka veshje, make up, perditshmerine tone dhe eksperiencat tona me shoppingun. Me duket budallik me brire ne nje vend kaq te vogel si Tirana te flitet per firma te medha,qe kalojne nje rroge vjetore per nje cante a fustan qofte ai.

Me pelqen tendenca e hapjes se blogeve ne Shqiperi .Nuk eshte se mezi pres ndonje postim nga keto blogje por ne momentin qe i hap kaloj nje pjese te mire te kohes ne to. Nje nga bloget qe me pelqen eshte Sharmin style.Vajza e blogut Estela,me duket shume simpatike dhe ka nje stil shume intresant. Gjeja me interesante tek ai blog eshte qe ajo kurre nuk i reklamon firmat qe vesh dhe flet per firma qe te gjithe mund ti perballojne si Asos,New Look,Zara etj.

Blogu i dyte qe pervec veshjeve me pelqen shume menyra e te shkruajturit eshte United colours of Aulona.
Aulona,nje vajze e cmendur pas ngjyrave qe i kombinon te gjitha bashke (dhe realisht i shkojne) ka nje menyre te shkruajturi qe sa here e lexoj me qeteson dhe me ben te qesh. Eshte gazetare por blogu saj nuk eshte i merzitshem ku cdo fjale perbehet nga 12 rrokje dhe kjo eshte nje nga faktoret qe sa here e hap blogun e saj e lexoj me kenaqesi.

P.S Ju qe mund ta lexoni kete postim do mendoni, po mire ok mire qe ka hapur blog por emrin pse se ka vendosur...Po te vendos emrin nuk do jem aq e lirshme te flas dhe te shkruaj ne cdo post per cfare mendoj.Prandaj per te qene VETVETJA po rri anonim.


                                                            Ju perqafoj...